Seanca e sotme në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për çështjen “Plumbi i Artë” është shoqëruar me tensione të forta dhe përplasje verbale mes të pandehurve. Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë, ka vijuar dëshminë e tij, por këtë herë situata ka dalë jashtë kontrollit, duke u kthyer në një arenë debatesh të ashpra.
Burime nga salla e gjyqit bëjnë me dije se gjithçka nisi kur një nga të pandehurit provokoi Dumanin, duke ndezur një përplasje të drejtpërdrejtë mes tyre. Kulmi i tensionit u arrit gjatë debatit mes Dumanit dhe të pandehurit Enver Diva.
“Nuk vdes unë! Pa ju ngrënë hallvën të gjithëve, nuk ma hani ju mua,” -është shprehur Dumani me tone sfiduese, duke lëshuar një mesazh të qartë ndaj të pandehurve të tjerë.
Nga kafazi, Enver Diva nuk e ka lënë pa përgjigje këtë deklaratë: “Do ta shohim se kush ia ha hallvën kujt!”
Përplasjet e forta mes Dumanit dhe të pandehurve tregojnë se kjo çështje nuk është vetëm një betejë ligjore, por edhe një përballje e egër mes ish-bashkëpunëtorëve.