“Nuk vrau një zog me llastiqe, por rob”/ Shyqo Brisku apel drejtësisë për vrasjen e vëllait

“Nuk vrau një zog me llastiqe, por…

Shyqo Brisku, vëllai i 52-vjeçarit Lefter Brisku i cili ndërroi jetë këtë të shtunë në spitalin e traumës pasi u masakrua nga një 22 vjeçar që e kapi në banesën e tij duke vjedhur pula i bën apel drejtëisë.

Sipas tij policia është fajtore që nuk i ka informuar por ngjarjen e kanë marrë vesh përmes televizorit.

Në orën 9 ka ikur nga shtëpia, ka qenë i dehur. Kur e morëm vesh të nesërmen, edhe policia ka një gabim se nuk na e tregoi gjendjen. Nga këtu e çuan në Berat, nga Berati te Trauma. Ne e morëm vesh të nesërmen përmes televizorit.Policinë e bëj me faj se duhet të na njoftonte.Sot e morëm vesh që na vdiq vëllai, na iku një dritë syri. Ai kishte një çun dhe gruan. Mirë ishte, punonte në një firmë” u shpreh ai.

Shyqo Brisku kërkon drejtësi për humbjen e jetës së të vëllait.

“Nuk vrau një zog me llastiqe por vrau një rob. Një prind të një fëmije, na preku dhe ne si vëllezër. Nuk ka reaguar fare sa ka qëndruar në Spital”, shtoi ai.

Edhe komshinjtë thanë se nuk e njihnin për person problematik.

“Djalë i shëlqyer, e kam pasur komshi dhe nuk kam pasur debate. Ngjarjen e mora vesh përmes televizorit. Të tërë pinë raki por nuk ishte në atë gjendje…”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit