Nuk zbatojnë urdhrin/ Komisionerët ndërpresin numërimin e votave në Shijak dhe Tiranë

Nuk zbatojnë urdhrin/ Komisionerët ndërpresin numërimin e…

Në Shijak dhe në Tiranës është ndërprerë procesi i numërimit të votave për shkak se komisionerët thonë që ndihen të lodhur. Pas Tiranës, edhe komisionerët e Shijakut kanë marrë disa orë pushim.

Ata nuk po zbatojnë urdhrin e Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deri më tani duket se nuk është respektuar, ku të gjithë numëruesit duhet të vijojnë pa ndërprerje numërimin.

Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në Shijak deri më tani nga 54 bashki janë numëruar 24, ku kryeson kandidati i Partisë Socialiste, Elton Arbana, i cili pritet të rikonfirmohet në krye të bashkisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit