Numër rekord viktimash në Brazil, por presidenti nuk tërhiqet nga rihapja e ekonomisë

Numër rekord viktimash në Brazil, por presidenti…

Brazili tejkalon Britaninë e Madhe, duke u bërë vendi i dytë në botë me më shumë viktima nga koronavirusi.

Shteti amerikano-latin numëron mbi 41,800 humbje jetësh, duke u shndërruar në epiqendër të pandemisë.

Por, megjithatë shifrat e zymta, presidenti Jair Bolsonaro nuk ndryshon qëndrim dhe vazhdon t’i japë prioritet ekonomisë përballë emergjencës shëndetësore.

Shumë shtete kanë filluar të heqin kufizimet me kërkesë të Bolsonaros, edhe pse që prej së martës raportohen më shumë se 1200 viktima në ditë.

Presidenti i quajti të papërgjegjshëm guvernatorët e shteteve që kanë ndërmarrë masa kufizuese, duke i dëmtuar rëndë financat e vendit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit