Numërohen 1718 qendra votimi, PS rënie të lehtë nga mëngjesi, si renditen forcat politike

Numërohen 1718 qendra votimi, PS rënie të…

Kur janë numëruar 1718 nga 5199 qendra votimi në të gjithë vendin, PS ka një rënie të lehtë të shifrave nga mëngjesi, duke marrë rreth 49.4% të votave, në krahasim me PD-AN që ka marrë 38.79% dhe LSI 7.14 % në rang kombëtar.

Përkthyer në numër votash PS ka marrë derimë tani 241’100, PD 189188, LSI 34753 dhe PSD
9493.

Derimë tani procesi i numërimit të votave po ecën me një ritëm normal, edhe pse në disa KZAZ të vendit numëruesit kanë kërkuar pushim për shkak të lodhjes.

Gara premton që të jetë mjaft intersante veçanërisht në qarkun e Tiranës, ndërsa deri në momentet që flasim i vetmi rezultat i sigurt është ai i njësisë 10 në Tiranë, ku PS ka fituar, duke ruajtur pak a shumë pozitat e vitit 2017, ndërsa PD ka marrë një numër më të madh votash, në krahasim me katër vite më parë. (Lexo edhe këtu)

Nga PD dhe LSI ditën e sotme nuk ka pasur asnjë reagim të drejtuesve të lartë, ndërkohë që për PS-në ka reaguar Erion Veliaj, i cili kërkoi nga kundërshtarët njohjen e rezultatit që do të dalë pas numërimit të të gjitha votave. (Lexo edhe ketu) 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit