Numërohen 2699 kuti në rang kombëtar, PS udhëheq me 2% më shumë se PD

Numërohen 2699 kuti në rang kombëtar, PS…

KQZ ka përditësuar të dhënat sa i përket numërimit të votave, ku sipas raportimeve deri në orën 16:00 janë numëruar 2699 kuti nga 5199 në total në rang vendi. PS udhëheq me 379862 vota, ose 48.82%. Partia Demokratike numëron 305578 vota ose 39.27 %, ndërsa LSI ka marrë 54685 vota ose 7.03 %. Ajo çka bie n sy është fakti se diferenca mes PD dhe PS është ngushtuar në krahasim me orët e para të ditës ku socialistët kryesonin në kuotat e 50% të votave me kutitë e numëruara. Ndërkohë kanë mbetur edhe 2500 kuti për t’u numëruar dhe çdo gjë është e hapur dhe e curia e garës mbetet për t’u parë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit