Numërohen 96% të votave në Maqedoni, në avantazh Zaev, rezultatet e partive shqiptare

Numërohen 96% të votave në Maqedoni, në…

Dalin rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut. Koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM-ja e ish-kryeministrit Zoran Zaev, në përbërjen e re parlamentare do të ketë 46 deputetë, koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja 44 mandate.

Nga partitë shqiptare fituese është Bashkimi Demokratik për Integrim i Ali Ahmetit me 15 deputetë, koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa e drejtuar nga Ziadin Sela me 12 deputetë, ndërsa PDSH e Menduh Thaçit ka arritur të marrë vetëm një deputet.

E Majta dy dhe PDSH-ja një deputet, tregon simulimi i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në bazë të rezultateve fillestare jozyrtare nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, nga 3.421 vendvotime të përpunuara nga gjithsej 3 480 vendvotime. Nëntë partitë dhe koalicionet e tjera që morën pjesë në zgjedhje nuk kanë fituar mandat deputetësh.

Koalicioni i LSDM-së ka më shumë vota 324 084 vota ose 36.12 për qind, përpara koalicionit të VMRO-DPMNE-së me 312.745 vota ose 34.85 për qind.

BDI ka marrë 101.432 ose 11.3 për qind, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 76.425 ose 8.57% të votave, E Majta 37.420 ose 4.17, ndërsa PDSH 13.563 ose 1.51 për qind.

Duket se qeveria e re nuk mund të formohet pa votat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Parashikohet një rikonfirmim i mundshëm i koalicionit të kaluar mes LSDM dhe BDI-së të cilat së bashku do të përbënin mazhorancën me 61 deputetë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit