Në vitin 2025, arsenali bërthamor i botës mbetet ende në duart e nëntë shteteve të fuqishme.
Në krye qëndron Rusia me 4,309 koka bërthamore, ndjekur nga SHBA me 3,700. Kina, e cila po zgjeron me ritme të shpejta kapacitetin e saj bërthamor, ka arritur në rreth 600 njësi, duke shtuar shqetësimet globale për një zhvendosje të mundshme të ekuilibrit të fuqisë.
Ndër shtetet e tjera që zotërojnë armë bërthamore përfshihen Franca (290), Mbretëria e Bashkuar (225), India (180), Pakistani (170), Izraeli (90) – i cili mban një qëndrim të paqartë zyrtar dhe Koreja e Veriut (50), arsenali në rritje i së cilës vazhdon të shkaktojë alarm ndërkombëtar.
Kjo hartë nuk tregon thjesht kush ka armë bërthamore, por kush mban në dorë fuqinë për të ndikuar sigurinë dhe pasigurinë globale.