Numri i të diplomuarve në bachelor tkurret ndjeshëm, vendi do vujë për ekspertë

Numri i të diplomuarve në bachelor tkurret…

Numri i të diplomuarve në sistemin universitar ka pësuar një rënie të ndjeshme përgjatë vitit 2022-2023.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, gjatë vitit që lamë pas janë diplomuar nga universitetet shqiptare në nivel ‘Bachelor’ 13.8% më pak studentë se gjatë vitit paraardhës. Në shifra konkrete numri i të diplomuarve ishte vetëm 13 808 studentë.

Kjo gjë rrit frikën se në një të ardhme të afërt, vendi ynë do të përballet me mungesë të ekspertëve në shumë fusha të jetës. Nga arsyet e uljes së numrit të të diplomuarve janë emigrimi i të rinjve që në përfundim të gjimnazit, dhe mos marrja e iniciativës për të vazhduar studimet e shkollës së lartë.

Nga të gjitha programet e studimit, numri më i lartë i të diplomuarve është në programet e biznesit dhe administrim, e ndjekur nga inxhinieria dhe ndërtimi, e pasuar nga shëndetësi dhe mirëqënia.

Djemtë janë të përqëndruar në fushën e shërbimeve, inxhinierisë, ndërtimit, teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Për vajzat degët më të preferuara janë arsimi, shkenca natyrore, matematikë dhe statistikë, shkenca sociale, gazetaria dhe informacioni.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit