Numri i vdekjeve në punë rritet/ Bizneset neglizhojnë masat për sigurinë e punonjësve

Numri i vdekjeve në punë rritet/ Bizneset…

Edhe pse numri i vdekjeve në vendin e punës vazhdon të rritet, bizneset në vend vijojnë të neglizhojnë masat e përcaktuara në ligj që duhen ndërmarrë për të garantuar sigurinë e punonjësve të tyre. 

Në këtë konkluzion ka dalë Inspektorati i Punës, duke iu referuar shifrave për vitin që lamë pas. Ku thuhet se ka pasur një rritje të atyre bizneseve që garantojnë sigurinë në punë, por përsëri gjendja mbetet alarmante.

Konkretisht, nga numri i  total i subjekteve të inspektuara prej rreth 10 mijë, rezultojnë se vetëm 21% prej tyre kanë koordinator të sigurisë dhe shëndetit në punë; 49 % kanë një mjek ndërmarrjeje; në 62% të subjekteve kryhet kontroll periodik i punonjësve, 68 % e subjekteve plotësojnë kriterin e masave mbrojtëse individuale. Por, asnjë biznes nuk siguron zbaton 100% ligjin për sigurinë e punonjësve të tyre.

Përsa i përket çështjeve të sigurisë dhe shëndetit në punë në të gjitha llojet e aktiviteteve ka një rritje të numrit të subjekteve me Këshilla Sigurie dhe Shëndeti në Punë, Dokument Vlerësimi Risku, mjek ndërmarrje, pajisje me mjete mbrojtëse kolektive dhe individuale. Por përsëri hasen problematika në zbatimin e kërkesave ligjore në drejtim të sigurisë dhe shëndetit në punë”, thuhet në raport.

Konkretisht, problematikat që janë vënë re janë: mospërdorimi i pajisjeve mbrojtëse individuale. Si dhe mosfunksionimi real i Këshillit të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit