Nusja e djalit mëson fëmijët të rrahin gjyshen 78 vjeçare: Goditeni me gur, do e helmoj

Nusja e djalit mëson fëmijët të rrahin…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Poshnjë në Berat. Në emisionin Fik Fare ka mbërritur një denoncim nga banorët e fshatit.

Ata thanë se nëna e katër fëmijëve bashkë me të shoqin, fyen, kërcënon dhe dhunon gjithë lagjen, për më tepër vjehrrën e saj 78 vjeçare.

Banorët e Poshnjes tregojnë se mjafton të kalojnë në rrugë apo të dalin në oborr të shtëpisë dhe drejt tyre vërshojnë ‘lumë’ ofendimesh nga çifti Shuli. Të gjitha këto konflikte dhe ofendime sipas banorëve janë pa asnjë shkak. Një e moshuar me lot në sy tregon se si dhunohet e ofendohet plaka 78 vjeçe e më pas tregon konfliktin që dhe djali i saj ka patur me nusen e shtëpisë.

Por gjendja ka agravuar me nusen tjetër të familjes e cila i del në mbrojtje vjehrrës, por që ë shtë goditur me thikë nga kunati i saj. ” Nuk e denoncova se nuk e kisha burrin këtu dhe do më thoshte pse ma fute vëllain në burg” tregon ajo. Banorët tregojnë se e kanë raportuar disa herë rastin në polici, por që dëri më sot nuk është marrë asnjë masë.

Ndërsa e moshuara 78 vjeçarja Alije Shuli në një intervistë për Fiksin tregon se edhe pse e ndarë nga djali dhe nusja, jetojnë në të njëjtën çati ku e moshuara ka dhomën e vet. Ajo aty gatuan e jeton ” nuk u kam rënë kurr në qaf” shprehet ajo. Tregon se më shumë rri e mbyllur në dhomën e saj, pasi ka frikë se nusja mund ta helmojë. Ajo pohon se kjo e fundit mëson fëmijët se si ta gjuajnë me gur, ndërsa vetë nusja bashkë me djalin nuk e kanë kursyer dhunën fizike kundrejt saj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit