Nusja me kallashnikov në dorë, dasmë në vijën e parë të frontit

Nusja me kallashnikov në dorë, dasmë në…

Evhenia Emerald është përshkrimi më i mirë i rezistencës ukrainase ndaj pushtuesve rusë. Edhe pse në luftë prej 24 shkurtit, ku me mijëra persona janë vrarë e shkatërrimet kanë qenë katastrofike, jeta në Ukrainë vijon.

31-vjeçarja Evhenia Emerald është në vijën e parë të frontit të luftës, aty ku shërben si snajpere. Megjithatë, ajo ka gjetur mundësinë, pa u larguar nga detyrat e saj në luftë, të martohet në një ceremoni modeste në një pyll në Kharkiv me Evheniy Stypaniuk.

Ata u njohën vetëm pak pasi nisi lufta dhe në muajin gusht u fejuan, ndërsa tashmë menduan se kishte ardhur momenti për ta çuar në një tjetër stad lidhjen e tyre.

Evhenia Emerald, e cila punonte në një argjendari para nisjes së luftës tha: “Për ne, çdo ditë mund të jetë e fundit dhe kështu nuk duam të shtyjmë asgjë për më vonë”.

Nderkohe qielli mbi Kiev u bë i kuq, mëngjesin e kësaj të hëne, kur një seri dronësh kamikazë sulmuan kryeqytetin, duke shënjestruar zona rezidenciale dhe infrastrukturë energjetike. Të paktën 5 shpërthime u dëgjuan në Kiev, 1 javë pas breshërisë së raketave në atë që sipas Putin ishte një reprezalje për sulmin ndaj urës së Krimesë.

“Sot u bëra zyrtarisht bashkëshortja e një ushtaraku”, shkruan 31-vjeçarja në rrjetet sociale, aty ku ka publikuar edhe disa foto nga ceremonia modeste.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit