Nusja po kërcente këngën “Dominuese”, burri i kërkon divorcin pasi u celebruan

Nusja po kërcente këngën “Dominuese”, burri i…

Një ngjarje që nuk ndodh shpesh është regjistruar në Bagdad. Një burrë u divorcua nga gruaja e tij menjëherë pasi u celebruan. Shkak për këtë është bërë nusja, e cila kërkoi dhe kërceu një këngë siriane e titulluar Mesaytara (مسيطرة) nga Lamis Kan dhe që përkthehet Dominuese. Kjo ka bërë që të afërmit e dhëndrit të nisin debatet me nusen dhe të kërkojnë që çifti të ndahet. Në fakt kjo nuk është hera e parë që kjo këngë ndan dy njerëz, pasi edhe vitin e kaluar një çift u nda për shkak se nusja dëgjoi këtë këngë. Si duket meshkujt në Bagdad nuk durojnë që kjo këngë me një titull e tekst në favor të gruas të dëgjohet nga gratë  e tyre. Ndërkohë sipas mirror.co.uk, familja e dhëndrit në fjalë thanë se kërcimi i kësaj këngë nga ana e nuses është ulje për djalin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit