Nusja rrahu vjehrrin, burri dhunoi bashkëshorten, prangosen dy persona në Tiranë

Nusja rrahu vjehrrin, burri dhunoi bashkëshorten, prangosen…

Dhuna në familje ka regjistruar dy raste të reja në kryeqytet gjatë 24 orëve të fundit.

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme një 39-vjeçare me inicialet M.T. pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vjehrrit të saj. Gjithashtu në pranga ka rënë edhe një 41-vjeçar, i cili ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Njoftimi i plotë i policisë: Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetases M. T., 39 vjeçe, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babit të bashkëshortit të saj.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. K., 41 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij./Faxweb.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit