Nusja vdes gjatë martesës, prandaj burri merr për grua motrën më të vogël në Indi (fotot)

Nusja vdes gjatë martesës, prandaj burri merr…

Një nuse në Indi kishte vdekur gjatë ceremonisë së martesës, kështu që burri i saj në pritje, mori motrën e saj të vogël për grua, sipas raportimeve nga vendi.

Trupi i gruas së quajtur Surabhi ishte vendosur në dhomën ngjitur teksa martesa vijonte, në krahinën e Uttar Pradesh.

Pasi gruaja pësoi një arrest kardiak dhe mbeti pa ndjenja pranë dhëndrit Manjesh Kumar, një tjetër marrëveshje u arrit mes familjeve pasi ata kishin ndërruar kurorat tradicionale të lidhjes.

Xhaxhai i Surabhi, Ajab Singh tha për agjencinë vendase IANS se martesa e çiftit të ri ishte ‘një vendim i vështirë’ për t’iu marrë nga familja.

Ai shtoi: “Njëra vajzë qëndronte e vdekur në një dhomë teksa në tjetrën kryej martesa e vajzës tjetër. Nuk kishim provuar kurrë emocione kaq të përziera”.

“Dhimbja për vdekjen e saj dhe gëzimi i martesës së të motrës, ende nuk është kuptuar prej nesh”.

Vëllai i Surabhi, Saurabh dhe se fillimisht nuk dinte çfarë të bënte në situatën e krijuar.

Ai tha: “Të dyja familjet u ulën dhe dikush sugjeroi se motra ime e vogël Nisha duhet të martohet me dhëndrin. Familjet e diskutuan çështjen dhe ranë rakord”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit