
Ish-punonjësit e Nusret Gökçe, i njohur ndryshe si Salt Bae, kanë bërë një sërë padish kundër shefit të kuzhinës për incidente të dyshuara në restorantet e tij.
Ndër pretendimet është ai se gjatë një ndërrimi veçanërisht të qetë të drekës në restorantin e tij në Londër, anëtarët e stafit u urdhëruan të qëndronin në radhë jashtë për t’u dukur sikur vendi ishte i mbushur me klientë.
Salt Bae po përballet me shtatë padi në dy qytete. Të gjithë ish-punonjësit donin të mbeteshin anonimë, pasi pretendonin se mund të përballeshin me vjedhjen e pagave, diskriminimin dhe shkeljet në vendin e punës.
Një ish-banakier në restorantin e tij në Londër tha se vendi mund të dukej perfekt nga jashtë, por ata ishin vërtet keq nga brenda. Një tjetër punonjës që punonte në restorantin e tij në Mykonos e krahasoi Salt Bae me një diktator. /Ladbible