Nxehet Visi i fekaleve për helmimin: E bëtë alarm kombëtar pa më pyetur mua! Është sezon virozash

Nxehet Visi i fekaleve për helmimin: E…

Pas helmimit masiv të rreth 90 personave, përfshirë fëmijë në kopshtin nr. 10 në Vlorë, të cilët përfunduan në spital me simptoma të rënda të infeksioneve gastrointestinale si bark dhe të vjella, Drejtori i Ujësjellës Kanalizime Vlorë, Klevis Kaso, ka hedhur sërish poshtë dyshimet për kontaminim të ujit të pijshëm.

Në një intervistë për mediat, ai e ka cilësuar situatën si një rrjedhë e zakonshme e periudhës së virozave, duke hedhur poshtë shqetësimin e ngritur në opinionin publik.

Kaso e ka vënë në dyshim vërtetësinë e alarmit të krijuar, duke u shprehur se situata është trajtuar gabimisht nga mediat dhe se nuk ka pasur një konfirmim zyrtar mjekësor nga spitali:

“Në fakt është sezon virozash. Kam edhe një fëmijë 4 vjeç në kopshtin 13 që ka patur bark dhe të vjella dhe nuk është bërë alarm kombëtar siç sot u mediatizua në mënyrë qesharake pa më pyetur kush mua. Unë kam fëmijët e mi, të tre në kopësht dhe shkollë. Më thuaj të lutem kush mjek nga spitali ka dalë dhe e ka konfirmuar këtë gjë?”

Deklaratat e kreut të Ujësjellësit vijnë në një kohë kur Drejtoria e Shëndetit Publik doli në përfundimin se analizat zyrtare të ujit të pijshëm ishin brenda standardeve të lejuara. Megjithatë, këto pretendime bien ndesh me gjetjet e publikuara më herët nga mediat, të cilat pasqyruan rezultatet e analizave laboratorike të dorëzuara nga vetë familjet e prekura, ku u konstatuan tregues të qartë të ndotjes fekale në rrjet.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit