Nxënës e prindër protestojnë në Pojan kundër mësimit me turne: Po mësojmë në errësirë

Nxënës e prindër protestojnë në Pojan kundër…

Prindër dhe nxënës në Pojan, ku ka rreth 150 nxënës kanë protestuar kundër mësimit më turne.

Ata shprehen se fëmijët janë duke hyrë në mësim ditën dhe po dalin natën.

Për prindërit kjo situatë është shqetësuese pasi fëmijët përfundojnë mësimin në 17:00, e nuk mund të shkojnë vetëm në shtëpi, shtuar këtu edhe faktin e errësirës dhe të ftohtin e dimrit.

“Për fëmijët është e vështirë, orari është shumë i vonë, edhe unë nuk mundem të vij vetëm në këtë orë që nga fshati për ta marrë vajzën”, u shpreh një nënë.

“Kam dy vajza në shkollë pasdite, ato kanë frikë të kthehen vetëm”, u shpreh një baba.

Fëmijët janë të lodhur, të papërqendruar në mësim e shpesh e kanë mendjen tek ushqimi, thonë prindërit. Shtimi i ambienteve për zhvillimin normal të mësimit është zgjidhja, sipas tyre.

“Jam 72 vjeç, pres fëmijën të dalë. Nuk e lë dot të vijë vetëm”, tha një gjyshe.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit