Në valën e protestave që po përfshin vendin, edhe nxënësit e shkollës “Ibrahim Rugova” në Kamëz kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në protestë. Zëri i të rinjve po dëgjohet gjithnjë e më fort, ndërsa pakënaqësia po shprehet përmes reagimeve qytetare dhe protestave në shkolla e universitete.
Edhe nxënësit në Kamëz po i bashkohen kësaj vale protestash, duke zgjedhur të ngrenë zërin dhe të kërkojnë që shqetësimet e tyre të mos kalohen në heshtje. Bojkoti i mësimit shënon një tjetër zhvillim në një situatë ku të rinjtë po kërkojnë të dëgjohen dhe të kenë një rol më të madh në çështjet që i prekin.
<iframe width=”460″ height=”818″ src=”https://www.youtube.com/embed/G3m4NVBBhUI” title=”Zëri i të rinjve po dëgjohet gjithnjë e më fort” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>