Nxënësit në Durrës bllokojnë rrugën, në protestë për mungesën e një shkolle

Nxënësit në Durrës bllokojnë rrugën, në protestë…

Tërmeti i vitit 2019 dëmtoi rëndë Shkollën 9-vjeçare “14 nëntori” në Durrës. Që prej asaj kohe, nxënësit e kësaj shkolle janë sjell vërdallë nga Drejtoria e Arsimit, duke u vërtitur sa në një shkollë në tjetrën. Për 4 vite, nxënësit kanë ndryshuar 4 shkolla, pasi rikonstruktimi i Shkollës “14 nëntori”, ende nuk ka përfunduar.

Në këto kushte, nxënësit kanë bojkotuarn mësimin, duke dal në protestë, për t’u kërkuar institucioneve zgjidhje. Të mbështetur nga prindërit, nxënësit kërkojnë dhënien fund të këtij ping-pongu institucional, pasi janë të lodhur nga pritjet e gjatë. Nxënësit thonë se ndryshimi i shpeshtë i shkollave nuk po u ofron komoditet për të mësuar dhe se u jan ërritur distancat për të përshkuar në këmbë.

Rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare “14 nëntori” do të realizohet me fondet e Bashkimit Evropian, në kuadër të programit EU4School. Deri më tani procesi ka qenë i bllokuar për shkak të një vendimi gjykate, ndërsa burime pranë bashkisë konfirmojnë se rikonstruksioni do të nisë në muajin prill.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit