Nxënësit shqiptarë rrihen në derë të shkollës, përfundojnë mes makinave

Nxënësit shqiptarë rrihen në derë të shkollës,…

Një përleshje mes dy të miturve është regjistruar para institutit shkollor “Lepido Rocco” në Motta di Livenza, Itali.

Në pamjet filmike, dy të rinjtë shihen duke u konfrontuar fillimisht në trotuar, përpara se përleshja të zhvendoset edhe në rrugën ku qarkullojnë automjetet. Ndërkohë, pranë tyre ndodhen edhe nxënës të tjerë, disa prej të cilëve ndjekin ngjarjen,ndërsa të tjerë e filmojnë atë me celularë.

Situata detyron automjetet që kalojnë në atë zonë të ngadalësojnë lëvizjen dhe të ndalojnë për të shmangur ndonjë incident.

Përleshja ndërpritet falë ndërhyrjes së një gruaje, e cila afrohet për të ndarë dy të rinjtë dhe për t’i larguar nga njëri-tjetri.

Ajo që bie në sy është fakti se dy të rinjtë që përfshihen në konflikt janë shqiptarë bashkë me disa të tjerë që filmojnë ngjarjen.

Megjithatë, rrethanat dhe shkaqet qëçuan në këtë përleshje nuk bëhen të ditura.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit