Nxjerrja e trupit të pajetë të Arjan Salës, Meta: Heroi ynë!

Nxjerrja e trupit të pajetë të Arjan…

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Arjan Salës. Nëpërmjet një postimi të bërë në ‘Facebook’, Meta shkruan se punonjësi i cili u fut për të shpëtuar jetën e njërëzve në magazinë, është kthyer në hero për të gjithë ne. Kreu i shtetit shkruan se Sala hyri në zemrat tona si një simbol i vetëmohimit, i dashurisë dhe i mirësisë.

POSTIMI:

ARJAN SALA, HEROI YNË! Shumë dhembje, mirënjohje e respekt të thellë për këtë njeri të jashtëzakonshëm, që në kushte shumë të vështira, me ndjenjën e lartë të përmbushjes së detyrës, shpëtoi jetën e shumë qytetarëve duke qenë i ndërgjegjshëm se po humbte jetën e tij. Me sakrificën sublime, Arjan Sala hyri në zemrat tona për t’u përjetësuar si simbol i vetëmohimit, i dashurisë për njerëzit, shembull i mirësisë dhe i vlerave më të larta humane. Mbi vetëflijimin e Tij uroj të ndërtohet një shtet më njerëzor, më i dhembshur, më social dhe më reagues, që nuk i braktis njerëzit në nevojë në momentet më të vështira, por që mendon për ta dhe i respekton me përulësi çdo ditë Heronjtë e thjeshtë e të heshtur dhe sakrificat e tyre në shërbim të komunitetit.
Ngushëllimet më të ndjera familjes!
Lutemi që shpirti i Heroit tonë Arjan Sala të prehet në paqen e merituar!

Trupi i pajetë i Arjan Salës është gjetur mbrëmjen e djeshme nga forcat zjarrëfikëse në magazinën në qendrën tregtare ‘Casa Italia’. Pas më shumë se 48 orësh kërkime nga forcat zjarrëfikëse, forcat vullnetare, qentë e shpëtimit, trupi i 32-vjeçarit u gjet në orën 03:00 të mëngjesit. Punonjësi i magazinës kishte mbetur i bllokuar në katin e nëndheshëm të magazinës e cila shërbente për të mbajtur furnizimet me rroba që vinin për qendrën tregtare.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit