Nxori në pritë të dashurin, 26-vjeçarja nën panik tregon dy versione për vrasjen e Billës

Nxori në pritë të dashurin, 26-vjeçarja nën…

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen që rëndojnë Adjola Lakrën, vajzën që dyshohet se ishte “karremi” që nxori në pritë Hekuran Billën, i cili u qëllua për vdekje në zonën e “Komunës së Parisit”, mbrëmjen e 11 qershorit.

Siç raporton Prokuroria, vajza e re e kishte shitur telefonin me të cilin komunikonte prej kohësh me ish-të dënuarin, teksa bashkë kishin edhe një lidhje intime. Hetuesit dyshojnë se në këtë mënyrë ajo kërkoi të zhdukte provat.

“Unë kam pasur në përdorim atë ditë një celular të markës ‘iPhone X10’ me ngjyrë gold. Në atë telefon kam pasur të regjistruar dy numra, njërin në ëhatsapp dhe tjetrin për të kryer thirrje. Me Hekuran Billën komunikimet i kryeja në rrjetin ëhatsapp, por nuk më kujtohet numri. Aparatin telefonik me të cilin komunikoja me Hekuranin e kam shitur diku rreth 2-3 ditë pas ngjarjes, tek “dollari” në qendër të qytetit. Nuk mbaj mend se në emër të cilit person ka qenë i regjistruar ai numër, por di që e kam përdorur rreth 1 vit e gjysmë. Ndërsa numrin tjetër, e kam pasur të regjistruar në emrin tim”, ka deklaruar vajza

Nga ana tjetër, Adjola Lakra nuk i ka qëndruar deri në fund këtij versioni. Në seancën e dytë, ajo deklaroi se telefonin e kishte thyer, pasi mori vesh vrasjen e të dashurit.

“Unë ndodhesha në një qendër tregtare bashkë me shoqen time Stela, mbiemrin e së cilës nuk e di, kur Lani më mori në telefon dhe më kërkoi të takoheshim. I thashë po. U ktheva në shtëpi rreth orës 20:30 të mbrëmjes. Hekurani më telefonoi përsëri dhe më tha se do vinte të më merrte të Komuna e Parisit. Mora taksi dhe u nisa. Kur mbërrita te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit, i shkrova Hekuranit, por ai nuk më ktheu përgjigje. Pa arritur te qendra Kristal, pashë shumë makina policie të cilat lëviznin me shpejtësi dhe pashë lajmet se ishte vrarë një person. Në telefon kam parë automjetin e Lanit dhe aty mësova se ai ishte vrarë. Jam kthyer sërish me të njëjtën taksi dhe kam shkuar ne shtëpinë time. Telefonin me të cilin komunikoja me Lanin e kam thyer copë-copë nga dëshpërimi”, ka qenë versioni i dytë i dëshmisë së saj.

Hetuesit nuk kanë besim tek dëshmitë e vajzës që menaxhon një hotel në Golem, pronë e familjes Lakra, kjo sepse ajo mësohet të jetë shprehur se nuk mban mend as numrat e saj të telefonit, por ka dyshime të forta se tentoi të zhdukte gjurmët duke mos dorëzuar celularin që komunikonte me të dashurin e saj, Hekuran Billën.

Dyshim për hetuesit ngre edhe fakti që Adjola Lakra lejoi të arrestuarin tjetër, Sebastjan Mali, i dyshuar për vrasjen e Hekuran Billës, që t’i dërgonte ftesë nga Instagrami i saj Hekuran Billës. Adjola ka mohuar ta ketë nxjerrë në pritë Billën, por edhe Gjykata e Apelit nuk është bindur për ta lënë të lirë, dhe ka konfirmuar masën e arrestit me burg.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit