Përplasjet dhe tensionet përpara godinës së Kuvendit vijojnë prej disa orësh, ndërsa protesta është shoqëruar me incidente të njëpasnjëshme mes demonstruesve dhe forcave të Policisë së Shtetit.
Gjatë tubimit, protestuesit kanë vënë në shënjestër automjetet zyrtare të ministrave dhe deputetëve që hynin ose largoheshin nga Parlamenti. Mes mjeteve të goditura ka qenë edhe makina e ministrit të Mbrojtjes, Ermal Nufi.
Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga vendngjarja, automjeti zyrtar i ministrit është goditur me një breshëri vezësh në momentin që po largohej nga ambientet e Kuvendit. Paralelisht me veprimet e tyre, protestuesit kanë brohoritur vazhdimisht “Hajdut! Hajdut!”, duke shprehur revoltën ndaj përfaqësuesve të qeverisë.