"O hajdut, o legen'/ Agron Malaj fyen anëtarin e këshillit bashkiak (VIDEO)

“O hajdut, o legen’/ Agron Malaj fyen…

Fyerjet, debatet dhe kërcënimet janë të përditshme në 61 bashkitë socialiste, dhe shkaqet tashmë dihen, janë interesat e ngushta, tenderët dhe vendet e punës.

Edhe pse kanë në kontroll 100 për qind të pushtetit vendor, pa asnjë kundërshtar politik, bashkitë e Partisë Socialiste duke se s’po gjejnë qetësi.

Kjo gjë tregohet në një video disasekondëshe të shpërndarë në rrjete sociale, ku shihet një moment tensioni në këshillin bashkiak të Matit.

Kreu i kësaj bashkie, Agron Malaj, dëgjohet teksa debaton me tone të ashpra me një prej anëtarëve socialistë.

Malaj i drejtohet anëtarit të këshillit më fjalë fyese “hajdut” dhe “legen”. “O hajdut, o legen, u bë fytyra jote“, dëgjohet në video zëri i Malajt.

Në foto, Agron Malaj, kreu i bashkisë Mat

Nga pamjet disa sekondëshe nuk kuptohet zanafilla e përplasjes. Mbledhja e tensionuar mësohet se është zhvilluar disa muaj më parë, por pamjet janë publikuar vetëm sot.

/GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit