“O i rraskapituri i Surrelit”, Neritan Licaj pas takimit me Bashën: Do ta mbrojmë. S’keni parë gjë akoma, është surprizë!

“O i rraskapituri i Surrelit”, Neritan Licaj…

Aktori Neritan Licaj në një komunikim për mediat në lidhje me cështjen e Teatrit Kombëtar, pas takimit me kreun e PD Lulzim Basha, tha se godina e Teatrit Kombëtar nuk mund të shkatërrohet nga uzurpatorët e popullit.

Licaj iu drejtua kryeministrit me shprehjen “I rraspakituri i Surrelit”, ndërsa tha se TK është ndërgjegja e kombit e prandaj do të mbrohet deri në fund.

“Nuk keni parë gjë. O i rraskapituri i Surrelit. Teatri Kombëtar është ndërgjegja e kombit. Teatri është flamuri kombëtar dhe unë poi u them se as ju e as ata s’kanë parë gjë akoma.

Nuk mund të poshtërohet kështu arti dhe kombi. Teatrit Kombëtar është ndërgjegja e gjithsecilit dhe do ta mbrojmë deri në fund”, tha Licaj. /tpz.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit