‘O Ilir ku je’! Presidenti reagoi për shpalljen ‘non-grata’ të Berishës nga DASH, Sali Lushaj i shkruan Metës: Me ju deri...

‘O Ilir ku je’! Presidenti reagoi për…

Presidenti Ilir Meta ‘theu’ sot heshtjen e tij për shpalljen ‘non-grata’ të ish-kryeministrit Sali Berisha nga DASH.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, presidenti Meta e ka cilësuar vendimin e shpallur nga ana e sekretarit amerikan të Shtetit, Blinken, ‘si një fletërrufe e porositur nga regjimi kleptokratik’, duke nënkuptuar kryeministrin Edi Rama.

Pas këtij mesazhi në rrjetet sociale, në adresë të Metës ka ardhur edhe komenti i bodyguard i Berishes, Sali Lushajt dhe mbështetësi i PD-së, ku i shkruan se do ta mbështesë presidentin dhe Berishën.

“Ju përshëndesim e ju urojmë gjithë të mirat Zoti PRESIDENT. Jemi në mbështetjen tuaj e Zotit Berisha deri në vdekje. Deri në zhdukjen përfundimtare të antishqiptarëve Sorosian”, shkruan Lushaj

Kujtojmë se edhe djali i tij Arkimed Lushaj, këngëtari i njohur si “Stresi”, në protesta për Klodian Rashën i bënte thirrje Ilir Metës që te vinte pranë tyre. ‘O Ilir Meta ku je’,  ishin “thirrjet” e Stresit nga protesta për Presidentin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit