'O sa mirë me qenë shqiptarë... apo të ishim si serbët?!'/ Avokati Altin Goxhaj reagon pas protestave të mbrëmshme në Beograd

‘O sa mirë me qenë shqiptarë… apo…

‘Lëvizja për Shqipërinë’ protestoi disa kohë më parë në sheshin “Skënderbej” kundër atij që njihet si ‘Lockdown’, ose karantinës së famshme dy mujore, që kryeministri Rama futi më kotë Shqipërinë, për ta “ruajtur” nga koronavirusi.

Një prej përfaqësuesve kryesor të kësaj lëvizje qytetare, Avokati Altin Goxhaj, ishte ai që u tërhoq zvarrë nëpër shesh nga policia e Lleshit me urdhër të Ramës.

Bashkë me të edhe shumë qytetarë të tjerë u dhunuan dhe u tërhoqën zvarrë përpara të gjitha mediave, vetëm sepse morën guximin që të protestonin paqësisht, kundër “Plandemisë” dhe diktatit policor.

Por sot dhe dje protesta të mëdha dhe të dhunshme janë zhvilluar në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, ku qytetarët kanë protestuar kundër kthimit të masave represive për t’i izoluar sërish me pretekstin e koronavirusit.

Ndërkohë, në Shqipëri masat shtrënguese janë hequr nga qeveria “Rama” dhe ka nisur lëvizja e lirë e qytetarëve, plazhi, aktiviteti ekonomik, kafenetë, e madje edhe transporti urban e interurban.

Por zëra të caktuar flasin dhe madje pretendojnë se duhet të kthehemi përsëri në një situatë si ajo e dy muajve më parë, me izolim dhe bllokim të lirisë.

Për këtë Avokati Altin Goxhaj, u ka bërë thirrje qytetarëve nëpërmjet një statusi të gjatë në rrjetet sociale, që të bëjnë kujdes sepse përsëri mund të humbasin lirinë.

Avokati i njohur ka edhe një apel për shqiptarët duke u thënë që edhe pse janë patriotë, të marrin pak shembull nga populli serb dhe të jenë më reagues kur vjen fjala për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të tyre.

Ja statusi i plotë i përfaqësuesit ligjor të “Lëvizja për Shqipërinë”, Avokat Altin Goxhaj në Facebook:  

“O SA MIRË ME QENË SHQIPTARË.. APO TË ISHIM SI SERBËT?!!!

JA PËRSE SERBËT PO PROTESTOJNË EDHE PËR NE..

Nga Avokati Altin Goxhaj Vs Qeveriu një ndër bashkëthemeluesit e Koalicioni Për Shqipërinë

Ja serbët si reagojnë kur Diktatori Vuçiç klysh i Milosheviçit dhe Sheshelit, shoku i Ramoviçit dhe Thaçiçit, që bën zgjedhje njëpartiake si Ramoviçi dhe si do donte Thaçiçi, kërkon ti rimbyllë përsëri në shtëpi serbët prej gjoja valës së dytë PLANdemisë!

Kujtoni veten sa pak veta ishim në Sheshin Skënderbej 2 muaj më parë në 9 dhe 15 Maj!

Gjths opozita serbe nuk i braktisi qytetarët si në Tiranë (që hesht edhe për gjobat 50 milionëshe ndaj protestuesve qytetarë), iu bashkua protestuesve dje në mesnatë në Beograd!

Ndërsa në Tiranë Lyli i Soros i Opozitës Kuislinge të Tiranës, ta saboton protestën në favor të Qeveriut siç bëri në 9 Maj që thirri konferencë shtypi në ditën e protestës sonë në të njëjtën orë (në 12:00) që të mos kishte transmetim live të dhunës policore sps Lyli i Soros siç e tha dhe vetë te Arjan Çani këtë të Premte, sikut të ishte Kryemninistër (dmth kur të fluturojë gomari) do ta kishte bërë si Vuçiç, do të na mbyllte përsëri brenda tani në Korrik!

Si gjthm sa herë ka një hall Rama hidhet Lyli si komardare shpëtimi! E tha pikërisht që të justifikojë Ramën që po matet prej javësh ta bëjë me ne sipas “rekomandimeve” të OBSH por po sheh një herë si po i shkon shokut të tij Vuçiçit me të cilin kërkoi të ndajë tepsinë e Kosovës sipas kërkesave të Soros!

Ndaj dhe serbët këtë herë protestuan edhe për ne!

Sps reagimi i tyre në Beograd si Njerëz të Lirë të Serbisë bashkë me Opozitën kundër Vuçiçit ndikon në vendimet e Tiranës!

Dhe ne Njerëzit e Lirë të Shqipërisë, ne që jemi patriotë dhe protestojmë për liritë tona dhe jo kur na urdhëron partia, e themi me zemër dhe krenari kur shohim veten në pasqyrë:

O SA MIRË ME QENË SHQIPTARË

sps e dime me siguri që jemi më të mirë se serbët, edhe kur janë Njerëz të Lirë si ne, sepse ne kurrë nuk kemi mbrojtur kriminelë dhe geonocidin si ata, por.. nuk e themi dot për shqiptarët e tjerë!

Nuk e themi dot jo nëse janë më të mirë por as se janë të mirë aq sa serbët e lirë..

Të paktën duhet të luftojnë fort me veten dhe lepurin skuth brenda vetes dhe të bëhen kaq të mirë aq sa serbët e djeshëm të Beogradit..

Sps “Vala e Dytë” e Diktaturës së PLANdemisë së Covid19(84) po ju vjen në derë dhe po nuk u bëtë të mirë aq sa serbët kundër shokut të Vuçiçit dhe Thaçiçit në Tiranë, që të protestoni kundër kësaj faze finale të Axhendës Soros për Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë

(sipas Memorandumit të Vaso Çubrilloviç të vitit 1937 për Dëbimin e shqiptarëve nga Ballkani),

do të zhdukeni pak nga pak me racë dhe farë duke përfunduar si kurdët nëpër botë..

Rama dje i ka shkruar Vuçiçit në mesnatë duke i qarë hallin pa fshehur frikën! Lyli nuk i ka shkruar Opozitë s Serbe! Mbase i ka shkrujt Vuçiçit se të njëjtit Padron i shërbejnë të gjithë!

Ju kujtojmë se si u zbyth Rama në 25 Qershor që u detyrua të anullojë kërkesën ndaj Parlamentit për shtyrje të PLANdemisë, se i frikësohej protestave sado të vogla që paralajmëruam nëse do guxonte, sps e di që ato i përkrahin gjithë shqiptarët dhe tmerrohen kur mendojnë që nuk i kontrollojnë dot siç bëjnë me Lylin e Soros të Opozitës Kuislinge të Tiranës në SHQYP dhe Parlament!

NDAJ DJE NJERËZIT E LIRË TË SERBISË PROTESTUAN EDHE PËR NE!

O SA MIRË ME QENË SHQIPTARË (themi Ne Njerëzit e Lirë të Shqipërisë për veten)!

POR SA MIRË SIKUR DHE JU TË ISHIT TË MIRË TË PAKTËN SA SERBËT..”

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit