“O shoku hiq dorë nga Sara”, Atdheu publikon mesazhin kërcënues nga Dubai: E kam gjetur kush është

“O shoku hiq dorë nga Sara”, Atdheu…

Gjatë ditës së sotme Atdheu iu bashkuar emisionit përmes një lidhje skype. Prej disa ditësh ai ka munguar pasi është i infektuar me Covid-19 dhe nuk ka mundur të jetë fizikisht në studio. Por gjatë fjalës së tij, Atdheu zbuloi një detaj tronditës, pasi tha se ka marrë një mesazh kërcënues në lidhje me Sarën.

O shoku hiq dorë dhe largoju Sarës, do ta them vetëm njëherë dhe ta thash.
Atdheu tha se kjo gjë duhet marrë seriozisht, ndërsa ai shtoi se e ka gjetur se cili është personi në fjalë dhe se Sara duhet të marrë përgjegjësi.

Numrin e ka shpërndarë Sara, jam i sigurt. E kam gjetur kush ma ka sjellë mesazhin, me emër me foto. Është gjë që rregullohet, po nuk di se çfarë përgjegjësie do marrë Sara pastaj. Më ka marrë dhe një numër holandez, më tha kam një mesazh nga një miku im. Kur e mora un më pas nuk e hapi dhe pastaj më erdhi ky mesazhi nga Dubai. Duhet të merret seriozisht sepse ne kemi ardhur aty për të gjetur dashurinë, jo për të marrë kërcënime. Nëse Sara ka pas ndonjë problem me mua, le ta thotë këtu.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit