“O teta Bardha më kanë vrarë”/ Fqinja e Mimoza Pajës: Këtu është bërë jeta e frikshme

“O teta Bardha më kanë vrarë”/ Fqinja…

Mimoza Paja, është banakierja që mbeti e vdekur aksidentalisht në atentatin e mbrëmshëm në Don Boskon. Familja e saj ka hapur sot dyert e mortit, ndërsa fqinjët kanë treguar se si e morën vesh lajmin e rëndë. Bardha është fqinja dhe mikesha e Mimozës, ajo ka treguar se familja e saj u tremb kur dëgjoi në media lajmin. Ndërsa tregoi që sapo doli jashtë në lagje, të gjithë po flisni për vdekjen e Mimozës.

Bardha rrëfen se, Paja jetonte në kushte të vështira ekonomike dhe se burri i kishte vdekur para dy vitesh. Ajo shprehet se jeta në Shqipëri është bërë e frikshme, pasi nuk ke siguri as në punë dhe as në shtëpi.

Jetonte në kushte të vështira ekonomike, i kishte vdekur burri para 2 vitesh. Unë isha brenda, djali po flinte, u çua djali i trembur, ka ndodhur një vrasje. Kur dola jashtë, thanë “kështu -kështu”, u vra Moza, armë me breshëri, kur dola dëgjova këto gjëra. Jemi aq të frikësuar sa kemi frikë të jetojmë të shtëpia, në punën tënde, këtu është bërë jetë e frikshme”, tha ajo.

Sakaq, Bardha ka treguar se mbesa e vogël e Mimozës ka vajtur tek ajo dhe i tregoi e tmerruar se si qëlluan në lokal dhe si ishte plagosur ajo.

Ambulanca erdhi shpejt. Erdhi 10-vjeçarja, më tha mua “o teta Bardha më kanë vrarë”, po qante me të madhe, ishte duke qarë, erdhi ambulanca dhe e mori”, tregon fqinja.

Kujtojmë se atentati Ndodhi një natë më parë në Don Bosko. Dy persona qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit duke lënë të vdekur banakieren Mimoza Paja, 60 vjeçe dhe pesë të tjerë të plagosur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit