"O Zot i madh mos më ço tek përmbaruesi", historia e dhimbshme e 7 vjeçarit me prindër të divorcuar

“O Zot i madh mos më ço…

Një 7-vjeçar ka folur mbi divorcin e prindërve të tij. Nënë e të miturit ka zgjedhur të largohet nga shtëpia dhe të fillojë një jetë të re me një tjetër burrë.

Sipas të mitur, gjatë vizitave që ka bërë në shtëpinë e nënës së tij ai është rrahur me rrip dhe me shapka nga bashkëjetuesi i saj. Më pas kur ai i ka treguar nënës, ajo i ka thënë: Mirë ta ka bërë, ke bërë faj.

Makthi nuk mbaron këtu për 7-vjeçarin, pasi një tjetër makth janë edhe përmbaruesit privatë edhe shtetërorë, të cilët kërkojnë forcërisht që i mituri të takohet me nënë e tij kundër dëshirës së tij.

Ajo që e bën dhe më rrëqethëse këtë histori është teksa dëgjon vogëlushin që i thotë babait të tij: Iu luta Zotit edhe mbrëmë në darkë edhe sot në mëngjes. O Zot i madh mos më ço tek përmbaruesi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit