
Një zjarr ka përfshirë një objekt në zonën industriale përgjatë rrugës Prishtinë–Fushë Kosovë.
Zjarri ka shpërthyer sonte në orët e mbrwmjws në një nga objektet e kësaj zone dhe ka alarmuar banorët dhe bizneset përreth.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e zjarrfikësve, të cilët po punojnë për neutralizimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit në objektet e tjera.
Ende nuk dihet shkaku i zjarrit apo nëse ka të lënduar.