Objektivi që i shpëtoi plúmbave, zbardhet dëshmia e Denis Halilit

Objektivi që i shpëtoi plúmbave, zbardhet dëshmia…

Denis Halili, pronari i moblierisë i cili mësohet se ishte edhe objektivi i plúmbave të cilat zbrazi Stjuart Smakaj nga kati i dytë i banesës së tij, ka thënë se në momentin kur Smakaj doli me àrmë, ka ikur në drejtim të makinës së tij.

Atë e ka ndjekur nga pas Gledis Kraja që të mos futej brenda në mjet. Në atë moment kur të dy ndodheshin te makina kanë dëgjuar krismat e àrmës. “Kam ikur me shpejtësi, jam shtrirë dhe më pas kam ikur me vrap për t’i shpëtuar plúmbave. Duke ikur kam parë se Gledis Kraja ishte plagosur dhe ra në tokë”, ka deklaruar Halili.

Si ndodhi ngjarja

Ngjarja tragjike ka nisur për një vend parkimi. Stjuart Smakaj, dhe i vëllai Sebastian Smakaj, fillimisht kanë debatuar me shoferin dhe pronarin e mobilerisë që iu kishte sjellë mobiljet në banesë.

Në këtë moment, shoku i tyre Gledis Kraja afrohet për ti mbështetur. Situata agravon. Stjuart Smakaj shkon drejt banesës së tij ku merr një àrmë zjarri automatike.

Nga kati i dytë i banesës qëllon drejt Denis Halilit të mobilerisë. Ky i fundit së bashku me një person tjetër kur e panë Stjuartin të àrmatosur janë larguar me automjet.

Në momentin që Smakaj ka qëlluar me breshëri, plúmbat kanë kapur Krajën gabimisht. Ai u plagos, por më pas u dërgua në spital ku dhe ndërroi jetë.

Deri tani, në duart e policisë ndodhet vetëm Stjuart Smakaj, i vëllai Sebastiani së bashku me të atin janë ende në kërkim.

LEXO EDHE: 

Gazeta Atdheu siguron dëshminë, Stjuart Smakaj pranon vràsjen e shokut të ngushtë

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit