‘Obobo, nuk më bëjnë asgjë’, pacienti flet nga brenda spitalit COVID-2, vajzat: Po na i vdesin prindërit, këtu ka vetëm k*rva

‘Obobo, nuk më bëjnë asgjë’, pacienti flet…

Dy motra tejet të shqetësuara kanë ardhur direkt nga Franca për pridërit e tyre.

Të dy janë sëmurë me koronavirus, dhe nëna e babai kanë tre ditë që janë shtruar në spitalin Shefqet Ndroqi.

Një nga motrat pati edhe një bisedo me video, me babain e saj që gjendej brenda, sepse kjo është mënyra e vetme për të komunikuar, duke qenë se mjekët nuk i japin informacione për gjendjen e tyre.

Ai dëgjohet duke rënkuar nga dhimbjet që ndien, ndërsa shton se askush nuk po kujdeset për ta.

‘Vijnë vërdallë dhe asnjë gjë nuk bëjnë, nuk shkoj dot në banjo, më thahet goja. Vinë e pyesin dhe ikin. Sa vete në banjo nuk dal dot. Obobo, o nënë o xhane o. Ik o ik se nuk flas dot”, shprehet i moshuari.

E dëshpëruar, një nga motrat më pas flet për FaxNeës, ku akuzon bluzat e bardha se nuk i japin informacion për prindërit, dhe se po i lënë aty të vdesin.

“Jam tu vdek, kam lënë 4 fëmijët rrugëve, nëse duan lekë të dalin dhe të thonë këtu. Babai im i ka dhënë votën Edi Ramës, dhe ja ku po vrasin.

Ka tre ditë baba im këtu, ka 2 ditë nëna ime këtu, për çfarë e bëjnë, duan lekë.

Nuk kemi asnjë informacion, nuk na lënë që të komunikojnë as me telefon.

Të vijë kryeministri këtu, i kanë lënë prindërit si qen, babi ka temperaturë, është shumë i lodhur dhe nuk u shkon doktor, nuk u shkon njeri.

Kemi 20 vite që jetojmë në Francë dhe kurrë nuk e kemi parë këtë  situatë që është këtu, kur të më vdes baba mua do më japin informacion, a është shtet ku o gocë.

Të më japin informacion për prindërit, do marr ambasadën franceze, janë të gjithë kurva këtu, nuk mendojnë se kanë prindër vetë, nuk del njeri të më thojë as gjendjen.

Nuk i kanë bërë një serum babës sim, ia paguaj vetë ilaçet. Shkojnë rrinë nëpër kafe, tallin bythën, i lënë aty të vdesin.

Do lekë, do jap edhe lekë, vetëm më shpëtoni prindërit, janë mjekët më të degjeneruar në botë, si nuk më jep një njeri përgjigje, kush i përgjigjet babaës sim, nuk e di nëse i ka marrë apo jo ushqimet”,- shprehet një prej motrave.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit