"Obrigado 7", qyteti i lindjes i bën dedikimin legjendës portugeze

“Obrigado 7”, qyteti i lindjes i bën…

Qyteti ku nisi gjithçka për Cristiano Ronaldon i ka bërë një nga dedikimet më emocionuese të karrierës së tij. Pas ndeshjes së fundit me fanellën e Portugalisë, qyteti i lindjes së legjendës luzitane u ndriçua nga një spektakël i jashtëzakonshëm me qindra dronë, duke falënderuar ikonën e futbollit për gjithçka që i ka dhënë vendit të tij.

Mesazhi i thjeshtë, por i fuqishëm, “Faleminderit, 7”, u shfaq në qiell, ndërsa dronët krijuan figurën spektakolare kushtuar Ronaldos, futbollistit që për më shumë se dy dekada ngriti lart emrin e Portugalisë në çdo cep të globit.

Për shumë tifozë, Cristiano nuk është vetëm lojtari më i madh që ka nxjerrë ndonjëherë Portugalia, por edhe njeriu që e bëri vendin e tij të njihej akoma më shumë në mbarë botën.

Ndeshja ndaj Spanjës shënoi fundin e një epoke me fanellën e Portugalisë, ndërsa homazhi i qytetit të lindjes tregoi se, pavarësisht se karriera me kombëtaren ka marrë fund, trashëgimia e numrit 7 do të mbetet e përjetshme.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit