OBSH apel prindërve: Vaksinoni fëmijët, 1 në 1000 vdesin nga fruthi

OBSH apel prindërve: Vaksinoni fëmijët, 1 në…

Prej muajsh, fruthi ka shpërthyer në disa shtete, ndërsa rastet e para janë shënuar edhe në Shqipëri. Kjo situatë ka sjellë edhe reagimin e OBSH-së, e cila u bën apel prindërve për vaksinimin e fëmijëve, për të mos rrezikuar jetën e të vegjëlve të tyre. Vaksina e fruthit bëhet në moshën 1 vjeçe, ndërsa teori të ndryshme thonë që kjo vaksinë mund të shkaktojë autizëm. Kjo është edhe arsyeja që shumë prindër stepen, ndonëse deri më sot kjo gjë nuk është vërtetuar shkencërisht. OBSH u kujton prindërve, se fruthi nuk është irritim lëkure, por sëmundje vdekjeprurëse. Sipas statistikave të OBSH-së, 1 ndër 1000 fëmijë që zë fruthi do të vdesë.

Ndër fëmijët që i zë fruthi, rreth 1 në çdo 1000 do të vdesë dhe deri 3 në çdo 100 në vendet me pak të ardhura. Fruthi nuk është thjesht një irritim lëkure. Disa nga fëmijët që sëmuren nga fruthi do të vdesin. Për të mbrojtur fëmijën tuaj, sigurohuni që vaksinat të jenë të përditësuara“, shkruan OBSH.

Ndërkohë që ISHP, pas resteve që janë konfirmuar në Shqipëri, ka apeluar që vaksina e fruthit të bëhet më herët se mosha 1-vjeç, që 9 muajsh. Ulja e moshës  nuk  prek kalendarin normal të vaksinimit.  Mjekët pediatër thonë se synon parandalimin e shpërthimeve epidemike dhe mbrojtjen e të vegjëlve nga infeksioni me shkallë të lartë përhapje. Pas zbulimit  të  rasteve të para të fruthit në Shqipëri prindër që më herët e kishin shtyrë në kohë  vaksinimin e fëmijëve i janë drejtuar qendrave shëndetësorë për ta kryer.

Pas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë Instituti i Shëndetit Publik i ka kërkuar qendrave shëndetësore të  evidentojë personat e rrezikuar për tu infektuar, transmetuar sëmundjen dhe të pavaksinuar ndërsa institucioneve arsimore të mos pranojnë fëmijë që nuk e kanë e kanë kryer vaksinën. Të lindurve  nga vitet 80 deri në 99 që nuk kanë marrë dozën e dytë kundër fruthit gjatë fushtatave të vaksinimit në  vitet 2000-2001 dhe 2016- 2017 specialistët e shëndetit publik i bëjnë thirrje ta bëjnë atë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit