OBSH: Ja në sa vende është identifikuar deri më tani varianti indian i COVID

OBSH: Ja në sa vende është identifikuar…

Tipi i mutuar i koronavirusit të ri, i cili fillimisht u identifikua në Indi, është identifikuar zyrtarisht në 53 vende dhe rajone, njoftoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) .

Sidoqoftë, OBSH – ja thekson në raportin e saj se ka marrë informacione nga burime jozyrtare në të cilat varianti B.1.617 është identifikuar në 7 zona të tjera, pra në një total prej 60.

Ky variant u përshkrua disa javë më parë nga OBSH si një “shqetësim global “.

Konsiderohet si një nga arsyet – por jo e vetmja – që shpjegon shpërthimin e sëmundjes në Indi , shpërthimi më i keq i pandemisë në botë për momentin. 

Gjithashtu është shkaku i katërt më i zakonshëm për shqetësime ndërkombëtare, pas Britanisë, Brazilit dhe Afrikës së Jugut. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit