OBSH jep alarmin/ Koronavirusi mund të mos zhduket kurrë

OBSH jep alarmin/ Koronavirusi mund të mos…

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se koronavirusi “mund të mos zhduket kurrë”.

Drejtori për Emergjenca në OBSH, Mike Ryan, gjatë një conference për mediat, ka bërë paralajmërime dhe jo parashikime se kur mund të zhduket virusi.

Ai ka deklaruar se edhe nëse gjendet vaksina, kontrollimi i virusit do të kërkojë “përpjekje masive”.-raporton BBC.

Gati 300, 000 persona në gjithë botën është raportuar të kenë vdekur me koronavirus, derisa më shumë se 4.3 milionë persona janë infektuar nga ai.

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se pandemia është duke shkaktuar probleme të mëdha të shëndetit mendor- sidomos në vendet ku ka mungesë të investimeve në kujdes të shëndetit mendor.

OBSH-ja ka thënë se qeveritë duhet ta përfshijnë këtë fushë si pjesë të përgjigjjes së tyre të përgjithshme kundër koronavirusit. /cna.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit