OBSH jep lajmin e mirë: COVAX nis shpërndarjen e vaksinave kundër COVID-19 këtë muaj

OBSH jep lajmin e mirë: COVAX nis…
Featured image of article: OBSH jep lajmin e mirë: COVAX nis shpërndarjen e vaksinave kundër COVID-19 këtë muaj

Programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë mund të nisë shpërndarjen e vaksinave anti-COVID gjatë këtij muaji, tha sot  drejtoresha e OBSH-së për imunizim, Kate O’Brien, raporton Reuters.

Ne na duhen rreth 7 miliardë dollarë në mënyrë që të mund të shpërndajmë vaksina të mjaftueshme në këto vende, deri në fund të vitit 2021. Deri më tani janë mbledhur 6 miliardë dollarë. Aktualisht kemi mbi dy milionë doza të vaksinës. Ne do të nisim shpërndarjen e këtyre vaksinave me gjasë në fund të janarit dhe nëse nuk ndodh, atëherë shpërndarja do të nisë në fillim apo në mes të shkurtit”,  deklaroi O’Brien.

Edhe Shqipëria është në grupin e vendeve që ka firmosur me COVAX, një nismë ndërkombëtare që synon të bashkojë burimet midis kombeve të pasura dhe të varfra, për të siguruar një qasje më të barabartë të vaksinave në të gjithë botën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit