OBSH ka frikë të hyjë në Rripin e Gazës, anulon ndihmat për palestinezët

OBSH ka frikë të hyjë në Rripin…

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka anuluar misionin e planifikuar për të dërguar ndihmë mjekësore për të plagosurit për shkak të mungesës së sigurisë në zonë. Misioni i cili duhej të zhvillohej në 10 janar është i gjashti që është anuluar brenda dy javëve.

“Bombardimet intensive, kufizimet e lëvizjes, mungesa e furnizimeve dhe ndërprerja e komunikimeve e kanë bërë të pamundur për OBSH-në dhe partnerët tanë që të arrijmë synimet tona. Ne i bëjmë thirrje Izraelit të miratojë kërkesat e OBSH-së dhe partnerëve të tjerë me qëllim që të dërgohet ndihma humanitare.” – ka deklaruar Drejtori i OBSH-së Tedros Adhanom, në një konferencë virtuale për mediat në Gjenevë.

Nga ofensivat e ushtrisë së izraelit janë zhvendosur mbi 1.9 milionë banorë në jug të gazës dhe në kufi me Egjiptin, mbi 23 mijë kanë mbetur të vrarë dhe mbi 59 mijë të plagosur. OBSH ka deklaruar se vetëm 15 spitale dhe qendra shëndetësore kanë mbetur funksionale në rripin e gazës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit