OBSH liston të gjitha simptomat e Covid-19

OBSH liston të gjitha simptomat e Covid-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar më herët simptomat më të zakoshme të Covid-19, që janë temperaturë, lodhje dhe kolla e thatë. Simptoma të tjera janë rrjedhje hundësh, dhimbje grykësh, bllokim hundësh, diarre dhe humbje të shijimit dhe nuhatjes.

Por, ka edhe disa simptoma të pazakonta që kanë shfaqur pacientët. Cilat janë këto?

Livedo ose nekroza

Një studim spanjoll, i botuar në Gazetën Britanike të Dermatologjisë javën e kaluar, zbuloi se 6% e 375 rasteve të koronavirusit të ekzaminuar, përfshinin nekrozë – vdekjen e indeve të trupit për shkak të mungesës së furnizimit me gjak, ose njolla në lëkurë. Nekroza u gjet edhe te njerëz me koronavirus, të cilët nuk kishin nevojë të shtroheshin në spital.

Marramendje/dhimbje koke

Një studim i 214 pacientëve në Kinë, botuar në Jama Neurology muajin e kaluar, zbuloi se pak më shumë se një e treta (36.4%) kishin përjetuar simptoma neurologjike si: marramendje ose dhimbje koke. Për momentin, komplikimet neurologjike mund të konsiderohen më së miri si pasojë e ashpërsisë së sëmundjes Covid-19 sesa një shqetësim i ri i veçantë. /Shekulli

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit