OBSH: Mos mendoni se pandemia ka marrë fund

OBSH: Mos mendoni se pandemia ka marrë…

Kreu i Organízatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëroi se “asnjë vend nuk mund të pretendojë se pandemia ka marrë fund”. Duke folur të hënën para gazetarëve gjatë një konferencë vírtuale nga selia e agjencisë në Gjenevë, doktor Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se vendet duhet të jenë serioze në lidhje me masat që po marrin për të ndalur përhàpjen e vírusit dhe shpëtimin e jetëve nëse mendojnë të rihapin ekonomitë dhe aktivitetet e përditshme përballë COVID- 19.

“Sa më shumë që vendet të kenë nën kontrollon vírusin, aq më shumë mund të rikthéhen në normalitet”, tha zoti Tedros. “Hapja pa pasur situatën nën kontroll është recetë për katàstrofë”, shtoi ai.

Doktor Tedros ofroi “katër masa thelbësore” që duhet të kenë parasysh të gjitha vendet, qytetet dhe individët për të vënë nën kontroll vírusin. Ato përfshíjnë parandalimin e grumbullimeve të mëdha në stadiume e klube nate, zbatimin e një programi rigoroz testimi, gjurmímin e kontakteve dhe ízolímin. Ai tha se vendet duhet të ndërmarrin hapa për të mbrojtur kategorinë e njerëzve që janë më të rrezíkuan nga vírusi, përfshirë të moshuarit, njerëzitit me probleme ekzistuese shëndetësore si dhe punonjësit e shërbimeve jetike, të cilët siç tha ai, do të ndihmojnë në shpëtimin e jetëve dhe lehtësimin e barrës në sistemet shëndetësore. Zoti Tedros u bëri gjithashtu thirrje njerëzve të vendosin màska, të ruajnë distancën fizike e të lajnë shpesh duart.

Agjencia globale për shëndetin bëri thirrje për kujdes lidhur me garën për të prodhuar një vàksinë të padëmshme dhe efektive kundër COVID-19 si përgjigje ndaj pohimeve të doktor Stephen Hahn, kreu i Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave, se kjo agjenci do të konsideronte dhënien e autorizimit për përdorim emergjent të një vàksine, para se të përfundojnë të gjitha fazat e provave klinike tek njeriu.

Doktoreshë Soumya Swaminathan, shkencëtarja kryesore e OBSH-së, tha se lëshimi i një autorizimi të tillë “duhet të bëhet me seriozitet e reflektim të madh. Nuk është diçka që mund ta bësh me lehtësi”, tha ajo.

Doktor Mike Ryan, drejtor i agjencisë së Programit të Emergjencave Shëndetësore, tha se politika e çdo vendi mbi vàksinat “duhet të drejtohet nga standardi më i lartë etik i mundshëm”.

Ndërkohë sipas gjetjeve të një sondazhi të ri të Forumit Ekonomik Botëror, kryer nga firma Ipsos rreth 74 për qind e të rriturve në mbarë botën thanë se ishin të ishin të gatshëm të bënin vàksinën kundër koronavírusit, nëse ajo do të ishte e disponueshme.

Nga 20 mijë vetë të anketuar në 27 vende, Kina ishte vendi më entuziast rreth vàksinës, me 97 për qind mbështetje, ndërsa në Rusi popullata ishte më pak entuziaste, vetëm 54 për qind shprehën gatishmëri për t’u vàksinuar. Nga të anketuarit në Shtetet e Bashkuara, që kryeson botën me më shumë se 6 milionë raste të konfirmuara me COVID-19 dhe mbi 183 mijë vdékje, rreth 67 për qind thanë se do ta bënin vàksinën.

Megjithëse shkalla e inféksioneve të reja në disa shtete është stabílizuar apo ka rënë mesatarisht, disa shtete të tjera si Indiana, Ajova, Kansasi, Miçigani, Minesota, Mizuri, Nebraska, Ohajo, Dakota e Veriut dhe ajo e Jugut kanë raportuar rritje alàrmànte të inféksioneve të reja në ditët e fundit. Që nga fillimi i pandemisë numri i inféksioneve me koronavírusit në të gjithë botën ka arritur në mbi 25.5 milionë ndërsa ai i vdékjeve në mbi 851 mijë, sipas të dhënave të universitetit Johns Hopkins./VOA

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit