OBSH ngre alarmin: Ky shurup kolle është i kontaminuar me kimikate toksike

OBSH ngre alarmin: Ky shurup kolle është…

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kërkuar që të hiqet menjëherë nga tregu një shurup kolle, që rezulton se është i rrezikshëm. Bëhet fjalë për shurupin nga QP Pharmachem Ltd, me bazë në shtetin verior të Punjabit dhe u tregtua nga Trillium Pharma në Haryana.

Ilaçi i cilësuar si i rrezikshëm nga OBSH njihet si “Guaifenesin Syrup TG” dhe përdoret për të lehtësuar kongjestionin e gjoksit dhe simptomat e kollës. OBSH shprehet se ai nuk duhet të përdoret sepse është i kontaminuar me kimikate toksike.

Por, asnjëra nga firmat nuk i ka dhënë garanci OBSH-së për sigurinë dhe cilësinë e këtyre produkteve. Agjencia botërore e shëndetësisë, megjithatë, nuk ka raportuar nëse ka ndonjë rast helmimi apo vdekje nga ky shurup.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit