OBSH ngre alarmin: Situata nga Covid-19 po përkeqësohet

OBSH ngre alarmin: Situata nga Covid-19 po…

Zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kanë ngritur alarmin se pandemia e Covid-19 është duke u përkeqësuar dhe se kriza është ende larg fundit.

Më shumë se 136 mijë raste me koronavirus janë konfirmuar gjatë të dielës, që është përqindja më e madhe që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë gjatë dhjetorit të vitit të kaluar.

Gjysma e rasteve, rreth 44 për qind, janë diagnostifikuar në Brazil dhe SHBA, ku amerikanët tani po konsiderohen se gjenden në epiqendrën e krizës.

Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka deklaruar se pavarësisht situatës së përmirësuar në Evropë, në nivelin global është duke u përkeqësuar.

“Dje më shumë se 136 mijë raste janë raportuar, pothuajse shumica kanë ndodhur brenda një dite”, ka shtuar Ghebreyesus gjatë një konference për media në Gjenevë.

Kujtojmë që më shumë se 400 mijë persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në mbarë botën, dhe mbi 7 milionë tjerë kanë rezultuar të infektuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit