“OBSH partner i ngushtë i Gates dhe Soros”/ Goxhaj: Vaksina është e rrezikshme

“OBSH partner i ngushtë i Gates dhe…

Avokati Altin Goxhaj ka hedhur akuza të forta ndaj Organizatës Botërore të Shëndetësisë, teksa po fliste për pandeminë e koronavirusit.

Sipas tij, OBSH është partner i ngushtë i Bill Gates dhe i George Soros. Goxhaj pretendon se OBSH e ka fshehur virusin dhe se vaksinën do e prodhojë një network miliarderësh.

Avokati shkoi më tej duke thënë se vaksina e Bill Gates është e rrezikshme dhe ka copëtuar 500 mijë fëmijë në Indi, të cilët nuk janë dëmshpërblyer.

“Ky virus që është mbajtur i fshehtë nga OBSH dhe që ka partner të ngushtë Gates dhe Soros, që ka pasur dhe një laborator në Wuhan, dhe po bëjnë gjithçka për të shpikur vaksinën. E ka thënë Edi Rama qartë që ne do të dalim nga shtëpia, vetëm kur të dalë vaksina, futuni në Facebook-un e tij dhe e shihni. Futuni në rrjetet sociale të njerëzve të Sorosit në Shqipëri, dhe ata janë të vetmit që promovojnë qëndrimin në shtëpi, dhe shpikjen e vaksinës, për të cilën dihet se kush po punojnë. Vaksinën do e prodhojë një network miliarderësh, ndërkohë që Trump promovon kurën dhe jo vaksinën.

Ka një vendim të Gjykatës së Lartë Amerikane që e thotë qartë se vaksina nuk është kura më e sigurt. Janë 500 mijë fëmijë në Indi që janë të copëtuar nga vaksina e Gates, dhe nuk kanë marrë asnjë lloj dëmshpërblimi. Prandaj vaksina është e rrezikshme dhe Gates e përzunë nga India, këta thonë që po nuk bëre vaksinën nuk do të dalësh nga shtëpia”, deklaroi Goxhaj në Fax News.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit