OBSH për një rikthim të valës së dytë të Covid: Europa goditet në dimër

OBSH për një rikthim të valës së…

OBSH paralajmëron një kthim të valës së dytë të koronavirusit, ndërsa thuhet se Europa do goditet sërish në dimër. “Vala e dytë e koronavirusit, akoma më e fortë se e para, do të godasë Europën në dimër” paralajmëruan ekspertë të OBSH-së, të cilët shprehin shqetësimin se Covid-19 do të koinçidojë atëherë me shpërthimin e sëmundjeve të tjera infektive.

Në një intervistë për Daily Telegraph, Dr Hans Kluge, drejtor i OBSH-së për Europën, pohoi se është koha për t`u treguar të kujdesur e për t`u përgatitur, jo për të festuar.

Ndonëse rastet në vende si Britania e Madhe, Franca apo Italia janë në rënie të ndjeshme, kjo nuk do të thotë sipas tij se epidemia u zhduk krejtësisht. Sipas ekspertit, epiqendra e saj, është zhvendosur në Lindje, me infektimet që shtohen dita ditës në Rusi, Ukrainë, Bjellorusi e Kazakistan.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit