OBSH: Përgatituni për pandeminë e radhës

OBSH: Përgatituni për pandeminë e radhës

Organizata Botërore e Shëndetit ka paralajmëruar gjithë vendet e botës për një tjetër pandemi. Covid-19 pas afro 3 vitesh, nuk cilësohet më si një emergjencë ndërkombëtare dhe se shkalla e rrezikut tashmë është shumë e ulët. Mirëpo OBSH nuk përjashton një pandemi të radhës, ndaj ka kërkuar që disa reforma në shëndetësi të përshpejtohen.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha i bindur se bota do të përballet me një tjetër pandemi të rëndë. Duke iu drejtuar asamblesë vjetore të OBSH- së në Gjenevë, tha se edhe tarifat vjetore të vendeve anëtare do të rriten për të krijuar më shumë buxhet për të ardhmen e panjohur në shëndetin e opullatës.

Ne nuk mund ta shtyjmë atë (një pandemi të radhës). Është e detyruar të trokasë në derë. Nëse ne nuk bëjmë ndryshimet që duhen bërë, atëherë kush do t’i bëjë? Dhe nëse nuk i bëjmë tani, atëherë kur. Një angazhim nga kjo gjeneratë (për një marrëveshje pandemike) është i rëndësishëm, sepse është ky brez që përjetoi se sa i tmerrshëm mund të ishte një virus i vogël,” tha Tedros.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit