OBSH publikon të dhënat e frikshme: Çdo dy minuta vdes një grua shtatzënë

OBSH publikon të dhënat e frikshme: Çdo…

Të frikshme janë të dhënat e fundit të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. “Një grua vdes çdo dy minuta për shkak të komplikimeve gjatë shtatzënisë ose gjatë lindjes”, shkruan OBSH në raportin e saj të fundit.  Edhe pse vdekjet në tërësi kanë rënë me 1/3 në 20 vjet, shkalla e vdekshmërisë së nënave është ende në rritje.

 Më tutje, OBSH informon se, shkalla e përgjithshme e vdekshmërisë amtare ra me 34,3% në një periudhë 20-vjeçare: nga 339 vdekje për 100,000 lindje në total në vitin 2000, shkoi në 223 vdekje në 2020. Megjithatë, shpjegon OBS,  kjo do të thotë se rreth 800 gra vdisnin në ditë, ose rreth një në çdo dy minuta.

 Sipas informacioneve,  ndërmjet viteve 2000 dhe 2015, rritja rekord e vdekshmërisë tek nenat shtatzëna ose te sapolindura u regjistrua në Shtetet e Bashkuara. Raporti zbuloi se në periudhën 2016-2020, shkalla e vdekshmërisë të nënave u ul në vetëm dy nga tetë rajonet e OKB-së: në Australi dhe Zelandën e Re me 35% dhe në Azinë Qendrore dhe Jugore me 16%.

 “Ndonëse shtatzënia duhet të jetë një kohë shprese e madhe dhe një përvojë pozitive për të gjitha gratë, tragjikisht është ende një përvojë tepër e rrezikshme për miliona njerëz në mbarë botën,” tha kreu i OBSH, Adhanom Ghebreyesus. Duke theksuar se shkaqet janë nga më të ndryshme, në vende të ndryshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit