OBSH: Rastet me kancer në botë do të rriten me 77% deri në 2050

OBSH: Rastet me kancer në botë do…

Diagnozat e kancerit në botë do të arrijnë në 35 milionë në vitin 2050 sipas vlerësimeve të reja nga Organizata Botërore e Shëndetësisë e cila është një rritje prej 77 përqind nga 20 milionë raste të diagnostikuara në 2022.

Të dhënat të publikuara të premten nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit të OBSH-së të cilat mbulojnë 185 vende dhe 36 forma të sëmundjes. Studiuesit zbuluan se kanceri i mushkërive ishte forma më e zakonshme në mbarë botën në vitin 2022 ku është përgjegjës për 2.5 milionë raste ose 12.4% e totalit. I ndjekur nga kanceri i gjirit femëror, kolorektalit, prostatës dhe stomakut.

Kanceri i mushkërive ishte gjithashtu përgjegjës për shumicën e vdekjeve nga kanceri me 1.8 milionë vdekje ose pothuajse 19 përqind e totalit.

Në vendet me një indeks shumë të lartë të zhvillimit me një masë e arritjeve në shëndetësi, arsim dhe standartet e jetesës statistikat tregojnë se 1 në 12 gra do të diagnostikohet me kancer gjiri dhe 1 në 71 do të vdesë prej tij.

Por në Shtetet e Bashkuara numri i njerëzve që vdesin nga kanceri vazhdon të bjerë ndërsa normat e incidencës së formave të caktuara të sëmundjes rriten, sipas një raporti të publikuar muajin e kaluar nga Shoqata Amerikane e Kancerit.

Studiuesit vënë në dukje disa faktorë të nxitja dhe rritjes së pritshme në normat e kancerit ku obeziteti, përdorimi i duhanit dhe përdorimi i alkoolit, si dhe faktorët mjedisorë si ndotja e ajrit kanë kontribuar në rritjen e rasteve me kancer.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit