OBSH: Rekordi më i ri për numrin e infektimeve në të gjithë botën për 24 orët e fundit

OBSH: Rekordi më i ri për numrin…

Organizata Botërore e Shëndetit raportoi një rritje rekord të numrit të të infektuarve të rinj në 24 orët e fundit: 230,370 të infektuar në gjithë botën.

Sipas raportit të përditshëm, rastet më të shumta ishin në Shtetet e Bashkuara (66281 raste), në Brazili (45048 raste),në Indi (28637) dhe Afrika e Jugut (13497).

Rekordi i mëparshëm i OBSH për të infektuarit e rinj ishte 228,102 më 10 korrik.

Në 24 orët e fundit, në gjithë botën humbën jetën 5285 persona të infektuar me Covid-19.

Ndërkohe në Shqipëri, në 24 orët e fundit, u zbuluan 83 të infektuar të rinj dhe u shënuan 4 viktima.

Sipas OBSH-së, Shqipëria vazhdon të klasifikohet si ‘shtet me raste të grupuara në kohë dhe vend’.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit